Efektet e Krizës Financiare Globale në Kosovë dhe preventivat

Apr 13  Author. Comments: 0
Kosova nuk do të jete imun nga valët e recesionit financiar të cilat po e lëkundin tërë ekonominë, sidomos të vendeve më të zhvilluara. Por, duke pasur parasyshë madhësinë ekonomike, pastaj nivelin e zhvillimit të saj, shkallën e
ulët të integrimit në ekonominë dhe proceset ekonomike globale
, impaktet , ndikimet do të jenë shumë më të vogla.
Kosova është në një krizë ekonomike, por jo nga burimet dhe shkaqet e njëjta nga e cila u shkaktua recesioni financiar aktual . Rrënjët e krizës së saj janë të
hershme, si pasojë e erodimit të ekonomisë nga ngjarjet e së kaluarës, si dhe mungesës së strategjisë nacionale te zhvillimit. Në kohë krize, këto dobësi do të jenë edhe më të mëdha. A nuk mund të flitet për një krizë ekonomike nëse kemi shkallën më të lartë të varfërisë, si dhe të varfërisë ekstreme në regjion dhe më gjerë, kemi shkallën më të lartë të papunësisë, kemi bruto produktin vendor për kokë banori më të ulët në regjion, kemi eksportin më të vogël në regjion, kurse importi është galopant, nëse kemi deficit me përmasa të larta të bilancit tregtar, nëse mbulesa e importit me eksport është skandaloze, nëse kemi hapje më të vogël të vendeve të punës, nëse kemi gjendjen më të vështirë sociale dhe standard shumë të ulët të popullatës. Kosova në mënyrë të ndjeshme ende nuk është duke i ndier pasojat e krizës financiare, por me siguri do të ketë pasoja në ekonominë edhe ashtu të brishtë, të cilat do të kenë peshë edhe më të madhe. Si mund të emërtohet zvogëlimi i ndjeshëm i remitancave, apo mundësia e zvogëlimit të investimeve të huaja direkte në vend, ndonëse Kosova me këtë faktor edhe tani nuk mund të lavdërohet ? Si mund të emërtohet hezitimi dhe vigjilencë më e madhe e bankave me rastin e akordimit të kredive ekonomisë, apo edhe tkurrjen e tyre? Si mund të emërtohet zvogëlimi i eksportit, reduktimi i kapaciteteve gjeneruese në “Feronikel” dhe në “Trepçë”, zvogëlimi i importit dhe kërkesës, si tregues të rënies së aktiviteteve ekonomike, etj. Pra, është e qartë kriza financiare do të trokasë edhe në dyert e Kosovës, por me intensitet më të ulët dhe valët më të vrullshme të këtij fenomeni do t’i kemi në muajt vijues. Andaj është i pamjaftueshëm prononcimi ministrit të financave se qeveria ka ndarë afro 200 milionë euro për krizën . Për këtë nuk mund të jemi krenar, meqenëse këtu kriza mund të përcillet me pasoja më të pakta, por jo si rezultat i veprimit të qeverisë, por nga niveli i ulët i zhvillimit ekonomik. Për këtë arsye është i nevojshëm hartimi i një strategjie se si do të menaxhohet dhe të kalojmë këtë krizë, duke apostrofuar pikat referuese , ku duhet të intervenohet me qëllim
ëe zbutjes së pasojave. Vendi duhet të përgatitet nga aspekti psikologjik dhe material, kur dihet ekonomia në mënyrë ekstreme është e varur nga remitancat, donacionet dhe nga konsumi i personelit të vendeve të huaja që punojnë
në Kosovë. Njëkohësisht, të jemi korrekt se edhe vendet me ekonomi më të fortë nuk e kane kuptuar masivitetin e krizës, disi e kanë injoruar dhe kanë reaguar
me vonesë. Ndoshta qeveria jonë e ka kuptuar që Kosova nuk do të jetë oazë që nuk do të preket nga kriza dhe se efektet e saj mund të ngadalësojnë aktivitetet ekonomike, që do të reflektohet n mosrealizimin e projeksioneve makroekonomike për vitin 2009, gjegjësisht në vitin vijues, pasi që disa “eksperte ekonomik vendor” kanë deklaruar se kjo krizë nuk do të ketë pasoja për ekonominë e Kosovës. Ne gjithsesi nuk mund të udhëheqim dhe orientojmë
krizën, por ajo do të udhëheqë me ne. Na mbetet që në një periudhë të ardhshëm të adaptohemi me zvogëlimin e shpenzimeve publike, me rritjen e investimeve infrastrukturave dhe me ruajtjen e vendeve të punës në nivelin sa
është e mundur. Për këtë politika fiskale duhet të jetë ekspansive në fushën e investimeve në infrastrukturë dhe shumë restriktive në lëmin e shpenzimeve publike, me qëllim që e tëra kjo të parandaloj rënien më të madhe të rritjes ekonomike. Qeveria së bashku me ministritë, dikasteret gjegjëse, si dhe me institucionet relevante ekonomike (Odën Ekonomike të Kosovës, Aleancën e Biznesit... ) , bankat, si dhe subjektet e tjera ekonomike të bëjnë incizimin
e gjendjes në të cilën është ekonomia, vështirësitë qe ajo ka ,pasojat e mundshme të krizës, në mënyrë që pastaj te hartohet një program, apo paketë antikrizë, ku do te përcaktohen aktivitetet afatet dhe bartësit. Kjo duhet të
ndikoj në amortizimin e efekteve negative, sa më shumë që të jetë e mundshme. Edhe pse mundësit janë të shumta, mjafton të përmenden ato më të  rëndësishme.
* Regresimi i kamatave bankare për kredi që i akordohen subjekteve ekonomike, ku në menyre të qartë do të precizoheshin kriteret se kush mund të gëzoj këtë beneficione;
* Reprogramimi, apo rifinancimi i kredive të ndërmarrjeve ekonomike, duke pasur parasyshë se në periudhën e krizës rritet jolikuiditeti dhe nevoja për injektime
financiare për ringjalljen e ekonomisë;
* Lehtësimi i ekonomisë nga disa taksa, aty ku është e mundur, duke mos rrezikuar aktivitetet dhe efiçiencën e qeverisë me rastin e zvogëlimit të të hyrave në buxhet (p.sh. zvogëlimin e TVSH-së për disa produkte ekzistenciale, si
buka, mishi, mielli, qumështi, vaji dhe produktet e dedikuara për fëmijë dhe të moshuar.
* Marrja e masave protekcioniste ndaj disa importeve, edhe pse kjo në ekonominë e tregut nuk është masë e popullarizuar, por kështu veprojnë edhe shumë vende që kanë ekonomi shumë më të.
* Të destimulohet importi përmes mekanizmave, si është kontrolli i cilësisë, standardet, puna e inspeksionit etj.
* Qeveria të reduktoj shpenzimet publike, si karburantet, mëditjet e deputetëve, të kursehet në mallra dhe shërbime, por gjithnjë duke pasur parasysh të mos rrezikohen aktivitetet normale të funksionimit të saj;
* Rritja e taksave për produkte që nuk kanë ndjeshmëri sociale, si kozmetika, e gjera të tjera të luksit.
* Në bazë të kritereve të përcaktuara të stimuloj eksportin, të shtohen stimulimet në bujqësi e blegtori , në gjenerimin e produkteve agro-industriale, duke pasur parasysh efektet që mund të arrihen sa i përket punësimit dhe ëvendësimit të artikujve ushqimor nga importi.
* Ndërmarrja e masave për të ndihmuar shtresat më të varfra, me qellim të zbutjes së problemeve sociale, pasi që situatën e krizës më së rëndi e përjetojnë të varfrit. Përkatësisht të mos lejojmë që krizat sociale të shndërrohen në ato humanitare.
Burimi: www.GazetaExpress.com
Email again:

Add a comment

Name:
E-mail:
Comment:
Kosovo Institute of Management